VIDEO/ Barcelona triumfon në “El Clasico”, katalanasit shpallen kampionë të Kupës së Mbretit

Barcelona – Real Madrid 3-2 (Pedri 28’, Torres 84’, Kounde 114’/ Mbappe 70’, Tchouameni 77’)

Barcelona është shpallur kampione e Kupës së Mbretit duke arritur të mposhtë Realin e Madridit në finale. Koha e rregullt e “El Clasicos” përfundoi në barazim me shifrat 2-2, ku ekipet u drejtuan në 30 minutat e shtesave.

Në pjesën e dytë kur u duk se sfida po shkonte me penallti, Jules Kounde lëshoi një të djathtë të fortë e cila përfundoi në fundin e rrjetës së Courtois. Goli I anësorit francez i mjaftoi Barcelonës të shpallej kampione e këtij edicioni, duke mposhtur madrilenët për të tretën herë këtë sezon.

Ky duel ka pasur si kurrë më parë shumë diskutime dhe tensione, aty ku kryefjala ka qënë arbitri De Burgos, i cili është akuzuar nga “Galaktikët” si i njëanshëm.

Golin e parë të ndeshjes e gjeti Barcelona me Pedri, minuta e 28, pas një koordinimi me Yamal,  finalizim spektakolar. Me këto “ngjyra” u mbyllën 45 minutat e para. Por në pjesë e dytë pamë në fushë një Real më të motivuar dhe me më shumë dëshirë. “Galaktikët” në minutën e 70 erdhi golin me Kylian Mbappe. Por kjo nuk ishte e gjitha, pasi pak momente më vonë madrilenët gjetën edhe konkretzimin e radhës me Tchouameni. U duk se Reali e kishte hipotekuar triumfin dhe prsite vetëm vërshëllimin finale, ama nuk mendojë kështu Ferran Torres, duke barazuar gjitrhçka në minutën e 84’. Dueli ka shkuar në shtesë, teksa u pa në “VAR” një penallti e dyshimtë për Barcelonën në limitet e kohës së rregullt.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Silvinjo e dëshiron për Kombëtaren, lojtari që po spikat në Bundesligë dëmtohet nga ylli i Bajernit

BARCELONA (4-3-3): Szczesny; Kounde, Cubarsi, Inigo Martínez, Gerard Martin; De Jong, Pedri, Olmo; Lamine Yamal, Raphinha, Ferran Torres

 

REAL MADRID (4-4-2): Courtois; Lucas Vazquez, Asencio, Rudiger, Mendy; Tchouameni, Valverde, Ceballos, Bellingham; Vinicius, Rodrygo

Arbitër: Ricardo de Burgos Bengoetxea

Goli i Kounde

28′ Pedri 1-0

70′ Mbappe 1-1

77′ Tchouameni 1-2

84′ F.Torres 2-2

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us