VIDEO/ Brajan Gruda gjen golin e parë te Brighton, feston duke qarë

Futbollisti me origjinë shqiptare Brajan Gruda ka gjetur më në fund rrugën e rrjetës me ekipin e Brighton. Gruda e shënoi golin në minutën e 85 ‘, duke i siguruar fitoren ekipit të tij kundër Wolves.

“Pulëbardhat” aktualisht pozicionohen në vendin e 9-të të Premier League me 55 pikë. Nëse i referohemi shifrave të Grudës te Brighton këtë sezon, ai numëron 19 prezenca, e shoqëruar me 1 gol dhe 3 asist.

Vlen të përmendet se Brajan nuk e ka bërë ende debutimin me kombëtaren e parë të “Pancerave”, duke i lënë të hapura shpresat për kombëtaren e Shqipërisë.

Lajme të tjera |  LIVE/ Gol dhe tensione në fushë, zhbllokohen shifrat në ndeshjen Shqipëri-Izrael (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us