VIDEO/ Ç’po ndodh mes Ramës dhe Belinda Ballukut?

Deri më tani, Edi Rama i ka falur Belinda Ballukut gjithçka nga qendra e pushtetit duke e shndërruar atë në gruan më të fuqishme të qeverisë dhe të partisë. Mjafton të përmendet se për tekat e Ballukut, u larguan nga Fieri dy nga deputetët më të vjetër të PS-së, Erjon Braçe dhe Petro Koçi, ndërsa në qeveri, Balluku drejton rregulisht mbledhjet e qeverisë në mungesë të Ramës dhe menaxhon një buxhet gjigand në dikasterin e Energjisë dhe të Infrastrukturës.

Veçse një filmim që ka publikuar Gazment Bardhi në rrjetet sociale shihet se sa shpejt mund të shembet kalaja e rërës ku të hipën pushteti i falur nga Rama. Aty duket Rama dhe Balluku që ecin bashkë gjatë një takimi në Fier, por një çast kryeministri ndalet, diçka i thotë Ballukut, i jep një të shtyrë dorës sikur do ta heqë qafe dhe ikën para, ndërsa i hedh krahun një gruaje tjetër, duke lënë pas zv.kryeministren. E braktisur nga shefi, Belinda Balluku ndalet në vend me buzëqeshjen e ngrirë në fytyrë, ndërsa Rama ikën para. Video më poshtë:

Lajme të tjera |  Tronditëse në Korçë/ ZBARDHET pas 7 vitesh krimi, Antonio Karafili u VR* nga partnerja dhe i dashuri i saj!

Për Gazment Bardhin ky është fillimi i një distancimi që paralajmëron degradimin që kanë pësuar të tjera “koka” të Rilindjes, që ashtu si Ballukut, Rama u kishte falur pushtet të pamatë.

“Kur s’të do as shefi afër, keq shumë janë punët. S’vjen braktisja as me dajre, as me DJ Belinda! Burgun e Fierit afër e ke, shko pyeti shokët si u ndodhi, që të përgatitesh shpirtërisht të paktën për rrugëtimin drejt Pojskës!”, ka shkruar Bardhi.

Me pandehmat e tij, Bardhi duket se ka shkuar shumë larg. Një shmangie nga ana e shefit, si kjo që i ka bërë Rama zëvëndëses së tij, nuk paralajmëron domosdoshmërisht fundin e njëjtë me pushtetarë socialistë që janë gjykuar dhe burgosur për skandale korrupsioni.

Lajme të tjera |  “Kemi një mungesë me 35% të prokurorëve”, Olsian Çela prezanton në KLP raportin për 2024: Ulen çështjet e dërguara në gjykatë!

Megjithatë, duhet vënë re se edhe për ta, sinjalet e para erdhën nga mënjanimi që u bënte Rama nga daljet e përbashkëta në publik.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us