Video e PAZAKONTË në Shqipëri/ Shkoi për ta ledhatuar, luani kafshon në kokë një burrë! (PAMJE të RËNDA)

Një incident i pazakontë ka ndodhur së fundmi në Shqipëri, ku një burrë është sulmuar dhe kafshuar në kokë nga një luan.

Ngjarja është filmuar dhe pamjet tregojnë momentin kur burri i afrohet luanit me qëllim për ta përkëdhelur, dyshohet për realizimin e një videoje për rrjetet sociale.

Në një çast, luani reagoi duke i ngulur dhëmbët në zonën e qafës dhe kokës së burrit.

Luani ndodhej në ballkonin e një banese private.

Fatmirësisht, ndërhyrja e menjëhershme e pronarit të kafshës, i cili goditi luanin për ta larguar, bëri të mundur që burri të shpëtojë pa marrë lëndime serioze.

Lajme të tjera |  Imzot Dodaj: Të investojmë te çiftet e reja, po thellohet “dimri demografik”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us