VIDEO/ Elbasani fitore karakteri, Teuat bie në “shown” e sulmuesit verdheblu

Elbasani ka mposhtur Teutën me rezultatin 3-1 në “Elbasan Arena”.

Sfida e javës së 20-të u fitua me përmbysje nga verdheblutë. Ishte Arsen Lleshi që realizoi 3 gola, për të afruar skuadrën e Gvozdenoviç me zonën e “Final 4”.

Teuta e mbylli pjesën e parë në avantazh me golin e debutuesit Beshiraj. Pjesa e dytë foli më pas për vendasit, që kishin kontrollin e lojës.

Elbasani i afrohet zonës së “Final Four” duke qenë 5 pikë larg si vend i pestë. Në anën tjetër Teuta mban vendin e gjashtë me 23 pikë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR 

ELBASANI 3-1 TEUTA

52′,  67′, 79′ Lleshi – 7′ Beshiraj 

NGJARJET KRYESORE

90+4′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Elbasanit. 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

87′ Gava merr vendin e Ze Gomesh tek Elbasani.

87′ Çyrbja merr vendin e Gjinollarit, Kalaj të Llocit dhe Karabeci të Mingos te Teuta.

84′ Kruja provon direkt nga goditja e dënimit në pozicion diagonal. Abalora tregohet i vemendshëm dhe largon topin jashtë vijave kufizuese. (VIDEO)

79′ GOOOL! Elbasani 3-1 Teuta/ Arsen Lleshi nuk di të ndalet. Shënon golin e tretë personal. Ishte Lila që pasoi për të në zonë. (VIDEO)

75′ Karton i verdhë për Markun, që nuk lejon Tsage të kalojë në kundërsulm të rrezikshëm.

69′ Beshiraj largohet dhe i lë vendin Nasr te Teuta.

67′ GOOOL! Elbasani 2-1 Teuta/Arsen Lleshi i papërmbajtshëm. Përmbys rezultatin duke realizuar golin e dytë personal dhe feston me tifozët. (VIDEO

Lajme të tjera |  Muçi në këmbim të produktit të Junajtid, Beshiktash projekton lëvizjen surpizuese

65′ Karton i verdhë për Arsen Kasën, që shkakton faull taktik ndaj Beshirajt.

63′ Ibrahim debuton tek Elbasani duke marrë vendin e Qoses.

63′ Arifi merr vendin e Peposhit te Teuta.

62′ Lila provon të befasojë nga jashtë zone. Topi përfundon jashtë.

62′ Rast i artë për Mustën, që të realizojë golin e përmbysjes. Pas skemës së realizuar nga goditja e dënimit, topi përfundon jashtë. (VIDEO)

57′ Tsage provon të befasojë nga jashtë zone. Sfera përfundon jashtë. (VIDEO)

54’ Sfida është ndezur pas golit të Lleshit. Këtë herë provon Qose, ndërsa topi devijohet në këndore.

52’ GOOOL! Elbasani 1-1 Teuta/ Verdheblutë vendosin baraspeshën me anë të Lleshit. Ky i fundit shfrytëzon si duhet topin e mbetur në zonë. Më parë ishte Tafas që devijoi topin e krosuar nga Tsage. (VIDEO)

45+1′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-1 për Teutën.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Lleshi nuk shfrytëzon si duhet topin e Tsage. Topi kontrollohet nga Tafas. (VIDEO)

43′ Karton i verdhë për Klevis Kasën që shkakton faull ndaj Mingos.

42′ Beshiraj dhe Peposhi këmbëngulin te zona e mbrojtur nga Abalora. Mbrojtja e Elbasanit vendoset si duhet.

38′ Karton i verdhë për Llocin që shkakton faull ndaj Tsage.

34’ Elbasani zbret rrezikshëm në mesfushën e Teutës. Është Ze Gomesh që në fund nuk gjuan si duhet. (VIDEO)

32’ Gabojnë lojtarët e Teutës, por vendasit nuk shfrytëzojnë si duhet. Ze Gomesh nis një top që nuk gjen Tsage. Teuta korrigjon topin e humbur.

Lajme të tjera |  “Taren e vlerësoj shumë”, babai i Granit Xhakën flet për zërat e të birit te Milani: Klubet duhet të gjejnë marrëveshje

26’ Vendasit janë më kërkues, pasi ndodhen në disavantazh. Teuta mbrohet mirë në mesfushën e saj.

21’ Verdheblutë flirtojnë me golin, por është Tafas që e mohon. Fillimisht Klevis Kasa kroson nga goditja e dënimit. Mbrojtja durrsake nuk largon si duhet dhe Tsage përfiton. Godet nga jashtë zone, ndërsa topi devojohet në këndore nga portiere. (VIDEO)

18’ Dalje e shpejtë nga Ze Gomesh. Ky i fundit pason për Tsage, që kroson në krahun e djathtë. Sfera devijohet në këndore. (VIDEO)

14′ Klevis Kasa kroson nga goditja e dënimit. Topi përfundon jashtë zone te Dros, të cilit i devijohet topi në këndore. (VIDEO)

11’ Teuta i afrohet golit të dytë. Është Beshiraj që nuk shfrytëzon mundësinë e krijuar për dopietën personale. Topi devijohet në këndore. (VIDEO)

7’ GOOOL! Elbasani 0-1 Teuta/ Beshiraj debuton me gol te durrsakët. Është Toma që fillimisht lëviz bukur në zonë dhe pason për shokun e skuadrës. Beshiraj nuk mund të gabojë i vetëm në zonë duke mposhtur Abalorën. (VIDEO)

2’ Këndorja e parë e sfidës. Topi i krosuar grushtohet nga Tafas.

1′ Nis ndeshja në Elbasan.

FORMACIONET ZYRTARE

ELBASANI: Abalora, Lulaj, Musta, Qose, Lila, A. Kasa, Dros, K. Kasa, Lleshi, Tsague, Ze Gomesh.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

TEUTA: Tafas, Marku, Jazxhi, Simeu, Kruja, Mingo, Gjinollari, Lloci, E. Peposhi, Beshiraj, Toma.
Trajner: Edi Martini

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us