VIDEO/ Fantastik Dean Liço, mesfushori korçar tund rrjetën në Turqi pas asistit të… Hasanit

Talenti korçar, Dean Liço, ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Bolusporit në Ligën e Parë turke, në duelin ndaj Sanliufaspor.

I hedhur në fushë në minutën e 46-të, në vendin e Arslan, mesfushori 25-vjeçar, arriti të shndërrohej në protagonist, duke tundur rrjetën në minutën e 77-të, pas asistit të ish-sulmuesit të Tiranës, Florent Hasani. Mesfushori korçar nuk fali, teksa me një gjuajtje potente me të majtën brenda zonës, e dërgoi topin në cepin e portës. 

GOLI I DEAN LIÇOS: VIDEO 

I transferuar në merkaton e janarit nga skuadra e Igdir, për Liçon, ky ishte goli i parë me fanellën e Boluspor, teksa është aktivizuar 12 duele me bardhekuqtë.  

Pavarësisht golit të realizuar nga talenti korçar, skuadra e Boluspor, nuk arriti të shmangte humbjen, duke u mposhtur me rezultatin 3-2 në transfertë.  

Lajme të tjera |  “Të shijojmë këtë 3 pikësh”, Gentian Mezani “kërkesë” futbollistëve: Të qëndrojmë me “këmbë në tokë”

Për sa i përket shqiptarit të Kosovës, Florent Hasani, sulmuesi 28-vjeçar është aktivizuar 10 ndeshje me Bolusporin, ku ka shënuar 1 gol si dhe ka dhuruar 1 asist.  

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us