VIDEO/ Hadërgjonaj feston në Turqi, lojtari i Kosovës ‘çon peshë’ stadiumin kundër ekipit të Bardhit

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës ka shënuar gol në ligën Turke. Florent hadërgjonaj ka zhbllokuar rezultatin për Alanyasporin kundër ‘gjigandëve’ të Trabzonsporit.

Futbollisti i Kosovës ka gjuajtur një 11 metërsh të fituar nga shoku i skuadrës dhe nuk ka gabuar. Mbrojtësi e bëri këtë realizim pak para se të përfundonte pjesa e parë, duke i dhënë barazimin ekipit dhe qetësi para dhomave të zhveshjes.

Hadërgjonaj ka kaluar tek ekipi i Alanyas, pas aventurës me Kasimpasa duke mos e ndërruar ambientin turk. Sot, ai përballeët me ekipin e një shqiptari tjetër, Enis Bardhit.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Larg Shkodrës për Kupat e Evropës, Vllaznia do të luajë në stadiumin e klubit të Superiores

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us