Anis Mehmeti menjëherë tregoi gjithë klasin e tij në sfidën që Bristol City po luan në shtëpi me Sëansea. Shqiptari që në minutën e 4-të të takimit, arriti të lërë gjurmë në këtë përballje.
24-vjeçari asistoi për të tijtë në golin e avantazhit. Mehmeti mori përsipër një goditje këndi dhe gjuajti drejt zonës, aty ku gjeti Dickie, i cili mposhti më pas edhe portierin kundërshtar.
Një gol ky që kaloi në avantazh vendasit, ndërsa ngriti në këmbë gjithë stadiumit. Tifozët të entuziasmuar duartrokitën, duke festuar kështu edhe golin e të tijve.
Për Mehmetin ky është asisti numër 4 në Championship, ku ka shënuar dhe 5 gola në 15 ndeshje.





