VIDEO/ Interi i Kristjan Asllanit “ngec” në transfertë, shpërdoron avantazhin e dyfishtë përballë Parmës dhe i bën “nder” Napolit

Inter ka ngecur në transfertë përballë Parmës, në ndeshjene vlefshme për javën e 31-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Ennio Tardini”, përfundoi në barazim 2-2.

Zikaltërit kaluan në avantazh të dyfishtë që në pjesën e parë me Darmian dhe Thuram. Por këtë avantazh nuk e mbajtën dot dhe Parma barazoi me golat e Bernabe dhe Ondrejka.

Kujtojmë që në këtë sfidë titullar ishte edhe Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar luajti deri në minutën e 81-të, por pa mundur që të linte shenjën e tij në këtë ndeshje.

Me këtë barazim, Inter mbetet në vendin e parë dhe shkon në kuotën e 68 pikëve, 4 më shumë se Napoli i vendit të dytë. Por napoletanët kanë një ndeshje më pak. Në krahun tjetër me 27 pikë, Parma mbetet e 16-ta.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Pajaziti “hesht” kundërshtarin në ndeshje direkte, djaloshi kuqezi gjen rrjetën e parë

Goli i dytë i Parmës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us