VIDEO/ Ish-i i Juves godet rëndë Interin, zikaltrit tashmë vënë në diskutim titullin kampion pas humbjes me Bolognan

Interi ka marrë një shuplakë të fortë sot në transfertë nga Bologna pasi është mposhtur me shifrat minimale 1-0. Një eurogol i Riccardo Orsolinit në minutat shtesë të takimit, vë në diskutim tashmë nëse zikaltrit marrin titullin apo jo.

Interi mbetet në vendin e parë të klasifikimit të Serie A, por tashmë është me pikë të barabarta me Napolin ndjekës. Golavarazhi i shpëton zikaltrit deri diku pasi janë +40, ndërsa napolitanët +27.

Nga ana tjetër, Bologna ka bërë një hap të madh në garën për zonën Champions. Skuadra e Italianos është ngjitur në vendin e 4-t të renditjes me 60 pikë, një më shumë se Juventusi që luan nesër ndaj Parmës.

Lajme të tjera |  Për herë të parë pas 15 vitesh, Dinamo gati të shkruajë historinë në futbollin shqiptar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us