VIDEO/ Kartoni i kuq, Alegri zbulon bisedën me arbitrin: Gjithmonë ka kaos kur është ai, por nuk e ofendova

Masimiliano Alegri përjetoi një fund sfide shumë të tensionuar në ndeshjen mes Milanit dhe Lacios.

Para se gjyqtari të shihte pamjet me VAR për një penallti që pretenduan bardhekaltërit, ishte trajneri i Milanit ai i cili u përball me kryesorin e sfidës, Xhuzepe Kolu duke e kontestuar.

“Çfarë i thashë Kolut që më përjashtoi? Ai kishte arbitruar edhe ndeshjen e parë kundër Kremonezes, kështu që thjesht i thashë: “’Sa herë që je atje, gjithmonë ndodh kaos.’ Në atë konfuzion, ishte normale që ai të merrte atë vendim, por nuk e ofendova fare”, deklaroi Alegri.

 

 

Lajme të tjera |  Trajneri Maran i dha “dritën jeshile” për debutimin te Shqipëria, Luis Hasa gjen akordin me klubin e tij të ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us