Tedi Cara ka gjetur golin e parë dhe dopietën e parë me skuadrën e tij ukrainase. Ish-i i Partizanit ka shënuar në minutën e 36-të të sfidës që Oleksandriya po luan në transfertë ndaj Vorskla Poltava, për të çuar shifrat në 2-0. Asisti perfekt i Kozakut, shfrytëzohet siç duhet nga shqiptari, i cili nuk e kishte të vështirë të tunde rrjetën e kundërshtarëve.
Por Cara nuk ndalet me kaq, pasi në minutat shtesë të pjesës së parë gjen edhe golin e dytë personal. 25-vjeçari shënon një gol spektakolar duke i dhënë ekipit të tij edhe avantazhin e 3-shtë.
Këto janë golat e parë në kampionat që pas transferimit te ukrainasit. Ndërsa përveç 2 golave, ka mundur të dhurojë edhe 2 asiste në 8 ndeshje të zhvilluara deri më tani.