VIDEO/ “Lëkunden” shanset e Chelsea për zonën Champions, triufmon Newcaslte

Newcastle United ka marrë një fitore të rëndësishme ditën e sotme përballë Chelsea. Skuadra e “qymyrxhinjve” ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 në shtëpi përballë “Bluve të Londrës”.

Golin e parë të takimit e realizoi Sandro Tonali që në minutën e dytë të takimit. Por një gabim i Nicolas Jackson e la Chelsean me 10 lojtarë që në minutën e 36-të duke i vështirësuar gjërat.

Ndërsa në fundin e takimit, vendasit gjetën sërish golin me Bruno Guimaraes. Kjo fitore e ngjit Newcaslte në vendin e tretë të renditjes së Premier League. Ndërsa Chelsea mbetet në vendin e pestë dhe rrezikon të zbresë në rast në një fitoreje të Nottingham.

Goli i Guimaraes

Lajme të tjera |  VIDEO/ Nuk i intereson pozicioni në fushë, mesfushori shqiptar shënon golin e tretë në 5 ndeshjet e fundit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us