VIDEO/ Mario Mitaj ‘gatuan’ GOL në Arabi, shqiptari ‘çmend’ edhe komentatorin

Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Al Ittihad fitoi përballë Al Fateh. Ndeshja e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit arab, përfundoi 2-0.

Ishte pikërisht Mitaj ai që asistoi në golin e parë për të tijët. Në minutën e 58-të të sfidës, shqiptari dha një top për ish-mesfushorin e Liverpool, Fabinho, me këtë të fundit që dërgoi topin në rrjetë.

Ky gol i ‘gatuar’ nga Mitaj çmendi edhe komentatorin i cili nuk u përmbajt aspak. Me kalimin e kohës, duket se shqiptari po përshtatet mjaft mirë mes yjeve të Al Ittihad, si Fabinho, Kante apo Benzema.

Lajme të tjera |  U afrua në janar dhe i shpëtoi nga rënia, bomberi i sulmit "braktis" Tiranën për kuqezinjtë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us