VIDEO/ Milani triumfon bindshëm kundër Ardian Ismajlit, mbrojtësi shqiptar i pafuqishëm ndaj ‘furisë së djajve’

Milani ka arritur të fitojë sfidën e vlefshme për Serie A ditën e sotme kundër Empolit. Kuqezinjtë kanë triumfuar 3-0 në ‘San Siro’.

Milani ka shënuar 2 gola në pjesën e parë për të hipotekuar 3 pikët kundër skuadrës së Ismajlit. Rejinders ka qenë vendimtar me dopietën në minutat 69-të dhe 44-të, ndërsa siparin e hapi Morata në të 19-tën.

Ekipi i Fonsecas ngjitet në 22 pikë, minus 3 nga Juventusi. Skuadra e legjionarit shqiptar ngel në mesin e tabelës së ligës italiane, gjithsesi e sigurtë për mbijetesën.

Goli i dopietës Rejinders

Goli i dytë i Milanit

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Eksod te nënkampionët e Superligës, klubi njofton largimin e 3 lojtarëve, mes tyre edhe ish-i i Vllaznisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us