VIDEO/ Nga Strakosha te Muçi dhe “shef Tosi”, FSHF surprizon “djemtë e ditëlindjes”

Kombëtarja shqiptare ka kryer sot stërvitjen e fundit në Tiranë, pasi ditën e nesërme do të nisen drejt Londrës. Kuqezinjtë do të dalin në fushë të premten në mbrëmje në “Wembley” përballë Anglisë.

Gjatë ditës së sotme, Federata Shqiptare e Futbollit uroi me një mesazh publik për ditëlindjet e tyre Thomas Strakoshën dhe Ernest Muçin. Por nuk ishin vetëm dy lojtarët e Kombëtares që festonin ditëlindjet, por edhe Fatos Kademi.

Magazinieri i Federatës Shqiptare të Futbollit që festoi gjithashtu ditëlindjen e tij. Teksa ishin ulur në tryezë gjatë vaktit të tyre, ishin përgatitur tre torta të vogëla në simbol të ditëlindjes së tyre.

Lajme të tjera |  Mund t’i bashkohet Kombëtares shqiptare, Anthony Caci kërkohet nga klubi i Premier League

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us