VIDEO/ Pogradeci gjithnjë e më afër Superiores, “dramë” mes Besës dhe Apolonisë

Pogradeci është skuadra e cila do të vazhdojë më tej rrugëtimin e saj në play-off për ngjitjen në Superiore, pasi ka mundur Burrelin në fushën e këtij të fundit duke e eliminuar nga gara.

Miqtë e drejtuar nga Ardian Mema, u treguan më konkretë në pjesën e parë të ndeshjes, duke sulmuar e gjetur avantazhin me Krasniqin. Më pas ata u mbrojtën me kujdes duke mbajtur larg portës sulmin e vendasve për të mos shënuar një gol barazimi që do të favorizonte ekipin e Burrelit falë formulës së këtij turi.

Kështu, me vërshëllimën përfundimtare Pogradeci siguroi kalimin më tej, ndërsa Burreli, edhe pse kishte bërë një sezon të shkëlqyer duke marrë vendin e katërt, nuk ia doli të vazhdonte rrugëtimin në play-off për ëndrrën Superiore.

Lajme të tjera |  Anëtari i stafit në skuadrën e shqiptarëve u nda nga jeta ditën e sotme, mësohet se kur do të luhet sfida mes Atalantës dhe Lecces

BURRELI 0-1 POGRADECI
21′ Krasniqi

Goli i Krasniqit (VIDEO)

Besa ka kaluar në finalen e play-off të Kategorisë së Parë, për ngjitjen në Superiore, por i është dashur të djersijë shumë në një sfidë që e ka mbyllur mes ankthit.
Formula i ka buzëqeshur kavajasve në sfidën ndaj Apolonisë, pasi ndonëse dominuan takimin, nuk gjetën hapësirat të shënonin. Përkundrazi, ishin miqtë që shënuan të parët pak minuta para fundit dhe prekën mundësinë e kalimit ata në turin tjetër.

Por goditja me kokë e Abdulait pak minuta para fundit të sfidës barazoi shifrat. Meqë formula e play-off e quan barazimin “fitore” për ekipin e pozicionuar më mirë në sezonin e rregullt, Besa siguroi vazhdimin më tej në turne duke mbajtur gjallë ëndrrën për Superioren.

Lajme të tjera |  Milani si në kohët e arta, ja kur ishte hera e fundit që kuqezinjtë luanin 2 finale në një sezon

BESA 1-1 APOLONIA
86′ Abdulai / 75′ Maksuti

Goli i Abdulait (VIDEO)

Goli i Maksutit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us