Pogradeci është skuadra e cila do të vazhdojë më tej rrugëtimin e saj në play-off për ngjitjen në Superiore, pasi ka mundur Burrelin në fushën e këtij të fundit duke e eliminuar nga gara.
Kështu, me vërshëllimën përfundimtare Pogradeci siguroi kalimin më tej, ndërsa Burreli, edhe pse kishte bërë një sezon të shkëlqyer duke marrë vendin e katërt, nuk ia doli të vazhdonte rrugëtimin në play-off për ëndrrën Superiore.
BURRELI 0-1 POGRADECI
21′ Krasniqi
Goli i Krasniqit (VIDEO)
Besa ka kaluar në finalen e play-off të Kategorisë së Parë, për ngjitjen në Superiore, por i është dashur të djersijë shumë në një sfidë që e ka mbyllur mes ankthit.
Formula i ka buzëqeshur kavajasve në sfidën ndaj Apolonisë, pasi ndonëse dominuan takimin, nuk gjetën hapësirat të shënonin. Përkundrazi, ishin miqtë që shënuan të parët pak minuta para fundit dhe prekën mundësinë e kalimit ata në turin tjetër.
Por goditja me kokë e Abdulait pak minuta para fundit të sfidës barazoi shifrat. Meqë formula e play-off e quan barazimin “fitore” për ekipin e pozicionuar më mirë në sezonin e rregullt, Besa siguroi vazhdimin më tej në turne duke mbajtur gjallë ëndrrën për Superioren.
BESA 1-1 APOLONIA
86′ Abdulai / 75′ Maksuti
Goli i Abdulait (VIDEO)