Titulli kampion i këtij edicioni për Napolin kishte shumë protagonistë, por mbi të gjithë Antonio Konten dhe Romelu Lukakun, të cilët pranuan një bast të rëndësishëm për karrierën e tyre në këtë edicion.
Ndaj pas fitores ndaj Kaljarit, të dy nuk mbajtën lotët e gëzimit për këtë arritje. Lukaku menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare u rrethua nga shokët e skuadrës, e më pas edhe Konte, i cili u ul nga tribuna dhe zbriti në fushë, duke kërkuar pikërisht sulmuesin belg. Të dy u përqafuan gjatë të përlotur, në momentet e gëzimit për këtë arritje të radhës në karrierën e tyre.