VIDEO/ Pranuan bastin e madh te Napoli, Konte e Lukaku përqafohen e shpërthejnë në lot pas fitores së titullit

Titulli kampion i këtij edicioni për Napolin kishte shumë protagonistë, por mbi të gjithë Antonio Konten dhe Romelu Lukakun, të cilët pranuan një bast të rëndësishëm për karrierën e tyre në këtë edicion.

Pas sezonit shkatërrimtar të Napolit një vit më parë dhe largimeve të Osimhen e Kvaratskhelias, pakkush mendonte se kjo dyshe mund të kthente përsëri titullin në qytet. Por mision u krye me sukses me Konten që ndërtoi një tjetër skuadër fituese dhe Lukakun i cili gjeti edhe një herë saktësinë para portës duke u bërë protagonist kryesor.

Ndaj pas fitores ndaj Kaljarit, të dy nuk mbajtën lotët e gëzimit për këtë arritje. Lukaku menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare u rrethua nga shokët e skuadrës, e më pas edhe Konte, i cili u ul nga tribuna dhe zbriti në fushë, duke kërkuar pikërisht sulmuesin belg. Të dy u përqafuan gjatë të përlotur, në momentet e gëzimit për këtë arritje të radhës në karrierën e tyre.

Lajme të tjera |  Antonio Conte në “qiellin e shtatë” pas titullit: Sezoni pabesueshëm, e ardhmja...

SHIH VIDEON

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us