VIDEO/ Qazim Laçi ‘gatuan’ golin e Spartës, shqiptarët vendimtar në derbin e Pragës

Qazim Laçi po tregohet vendimtar edhe njëherë në çeki. Shqiptari ka ‘gatuar’ golin në ligën çeke, LFA.

Sparta e Pragës, ekipi ku aktivizohet legjionari është duke mundur Dukla Pragën në derbin e vogël të kryeqytetit, pasi dihet klasikja është kundër Slavias.

Mesfushori shqiptar ka dhënë një asistim për lojtarin afrikan të Spartës. Pasimi i bukur është finalizuar në gol për kampionët çek.

Kujtojmë në fushë është edhe lojtari tjetër i Kombëtares, Indrit Tuci, i cili shihet në momentin e festimit të golit.

Ngjyrat kuqezi po dominojnë futbollin e Republikës Çeke këtë fundjavë.

Goli i Sparta Pragës

VIDEO/ Qazim Laçi 'gatuan' golin e Spartës,

Indrit Tuci
Lajme të tjera |  SHORTI I CONFERENCE/ Dinamo, Partizani dhe Vllaznia mësojnë rivalët e raundit të dytë, shkodranët mund të përballen me ekipin tjetër shqiptar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us