VIDEO/ Shqiptarët në Hungari “idhuj” të tifozëve, klubi i dashuruar pas ish-ëve të Superiores

ETO Gyor po përgatitet për gjysmën e dytë të sezonit në Hungari. Në videon e postuar nga klubi duket dashamirësia e tifozëve ndaj Eneo Bitrit dhe Albion Markut.

Të dy shqiptarët janë parë në seancën stërvitore duke u thirrur nga tifozeria magiare për disa foto. Duket se “flota” kuqezi i ka bërë të gjithë për vete në Gyor dhe si ish-i i Partizanit, ashtu edhe ai i Dinamos nuk ia prishën të pranishmëve.

Skuadra e ligës hungareze zyrtarizoi dje afrimin e radhës dhe shtimin e “kolonisë” së lojtarëve kuqezinj me Ledio Beqjan. Ish-i Teutës kaloi në një sfidë të re në karrierë pas Superiores ku gjen shqiptarët si Bitri dhe Marku.

Lajme të tjera |  Shkëlqen në fazën përgatitore dhe miqësore, ish-i i Partizanit “çmend” Edi Martinin

Eneo Bitri dhe Albion Marku

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us