VIDEO/ Spektakël dhe gola në debutimin e Gugash Maganit, Tirana ‘zhyt’ Bylisin

Debutim ëndrrash për Gugash Maganin në stolin e Tiranës.

Bashkë me rikthimin e tij në drejtimin e skuadrës, bardheblutë morën pikë të plota. Në javën e 13-të të Superligës shqiptare, Tirana mposhti bindshëm 4-0 Bylisin për të koleksionuar fitoren e dytë sezonale.

Një 90 minutësh u vulosur nga dopieta e golave të Zharmuni dhe ai gol i Ismajlit e Bajroviç,

Me këtë 3 pikësh, Tirana thellon diferencat me zonën e ftohtë të renditjes, teksa zhyt akoma dhe më shumë në fund Bylisin.

Momentalisht, bardheblutë numërojnë 14 pikë në vendin e 7-të, ndërsa ballshiotët të fundit me 10 pikë.

TIRANA – BYLIS 4 – 0 (Zharmuni 42′ 67′ Ismajli 81′ Bajroviç 91′)

Superiore: Java e 13

Lajme të tjera |  VIDEO/ Shumë “luftë”, por vetëm 1 gol! Maran e nis me humbje te Shqipëria! Izraeli fiton në Tiranë

Stadiumi: “Niko Dovana”

Arbitër: Emanuela Rusta

Formacionet zyrtare:

TIRANA: Selmani, Dembele, Soler, Jonuzi, Arhan, Haxhiu, Pergjoni, Meta, Gjumsi, Kola, Zharmuni. Trajner: Gugash Magani

BYLISI: Beqaj, De Souza, Mahmuti, Ruci, Malomo, Sulovari, Berko, Marku, Xhoel, Pergjoni, Abazaj. Trajner: Nevil Dede

LIVE:

91′ Bajroviç vulos fitoren e Tiranes ne 4-0

81′ Ismajli shënon golin e tretë për Tiranën

67′ Zharmuni shenon golin e dyte.

46′ Nis pjesa e dytë

45+2′- Mbyllet pjesa e parë. Tirana kryeson 1-0 ndaj Bylisit

42′- Zharmuni merr përsipër penalltinë dhe shënon golin e parë të sfidës. Tirana në avantazh.

41′- Karton i verdhë për Berko për ndërhyrje të gabuar në zonë, penallti për Tiranën dhe VAR-i i vjen në ndihmë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Vllaznia vazhdon avazin, “kyç” edhe titullarin e Edi Martinit

35’ Harkim nga e majta në zonë për Berko i cili gjuan me kokë, por gjen përgjigjen e Selmanit në pozicion.

23’ Pas një goditje nga këndi, Kola provon me kokë në shtyllën e parë, sfera nuk gjen portën ballshiote.

8′- VAR-i rishikon rastin, goli i bardhebluve anulohet për prekje të topit me dorë

7′- Shënohet goli i parë, Tirana në avantazh ndaj Bylisit me golin e Dembele.

1’- Starton sfida në Durrës, Tirana dhe Magani duan pikët “jetike” ndaj Bylisit të Dedes.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us