VIDEO/ Triumf me përmbysje, Bajerni vazhdon marshimin në Bundesligë

Bajerni i Mynihut ka shënuar fitore e radhës në kampionat, teksa mposhti me rezultatin 1-3 në udhëtim Augsburgun, në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit gjerman.  

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 30-të përmes grekut Dimitrios Xhianulis i cili shënoi për rezultatin 1-0. 

Bavarezët ia dolën të reagojnë duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 42-të me Musialën, i cili u asistua nga Lori Sane.  

Bajerni pati një mundësi të artë shënimi në minutën e 52-të duke goditur traversën përmes Olise. Në minutën e 54-t, skuadra e Kompani humbi yllin Musiala, i cili u dëmtua dhe la fushën, duke u zëvendësuar nga Myler.  

Në minutën e 59-të Augsburgu mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Cedric Zesiger mori kartonin e dytë të verdhë.  

Lajme të tjera |  Realizoi golin e vetëm të sfidës dhe fitoi 7 duele me kundërshtarët, heroi Marash Kumbulla zgjidhet “Lojtari i Ndeshjes”/ Ja nota dhe statistikat

Goli i përmbysjes për Bajernin erdhi në minutën e 61-të përmes Harry Kane i cili realizoi me kokë për 2-1 pas asistimit perfekt të Olise.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

Për rezultatin përfundimtar të takimit 3-1 u përkujdes Chrislain Matsima i cili shkaktoi autogol në minutën e 93-të. 

bajerninnnnn

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us