VIDEO/ Vlahovic nderon Juven në transfertë, bardhezinjtë në zonën Champions

Juventusi ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Cagliarit me shifrat 1-0 në javën e 26-të të Serie A. Fitorja e katërt radhazi për bardhezinjtë në ecurinë në kampionat.

Bardhezinjtë triumfuan në Sardenjë me rezultatin minimal 1-0 falë Dusan Vlahovic. Një gabim në zonën e vendasve, bëri që sulmuesi serb të kalonte portierin dhe të shënonte me portën e boshatisur.

Juventusi ngjitet tashmë në vendin e katërt të zonës Champions me 49 pikë të grumbulluara, dy pikë më shumë se Lazio i një vendi më poshtë. Ndërsa Interi kryesues është tetë pikë larg.

Goli i Vlahovic

Lajme të tjera |  VIDEO/ La Italinë për Shqipërinë, mesfushori i Seria A bëhet debutimi i parë nën drejtimin e Maran

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us