Mbrëmje magjike për Ylber Ramadanin. Mesfushori shqiptar u aktivizua në fundin e pjesës së parë, duke zënë vendin e të dëmtuarit Pierret, ndërkohë që në startin e pjesës së dytë, të duelit ndaj Torinos, Ramdani, nxorri nga repertori i tij një eurogol, duke shtangur portierin serb Milinkoviç-Saviç me një predhë nga distanca.
Goli i Ramadanit, kaloi në avantazh Leçen, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit, ku vendoset edhe fati i sezonit, për sa i përket mbijetesës.
GOLI I RAMADANIT: VIDEO