VIDEO/ Ylber Ramadani SPEKTAKOLAR në Serie A, mesfushori shqiptar shënon EUROGOL jetik me Leccen

Mbrëmje magjike për Ylber Ramadanin. Mesfushori shqiptar u aktivizua në fundin e pjesës së parë, duke zënë vendin e të dëmtuarit Pierret, ndërkohë që në startin e pjesës së dytë, të duelit ndaj Torinos, Ramdani, nxorri nga repertori i tij një eurogol, duke shtangur portierin serb Milinkoviç-Saviç me një predhë nga distanca.

Goli i Ramadanit, kaloi në avantazh Leçen, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit, ku vendoset edhe fati i sezonit, për sa i përket mbijetesës.  

GOLI I RAMADANIT: VIDEO 

Lajme të tjera |  “Sezoni nuk ka mbaruar ende”, Chivu para debutimit me Interin: Mezi presim të luajmë

Lajmet e fundit

Contact Us