Vlora prej tre ditësh pa ujë të pijshëm, qytetarët futen me forcë në mbrëmjen festive të bashkisë: O hajdutë, duam ujë…

Qyteti i Vlorës vijon të përballet me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm prej tre ditësh, pas një defekti të rëndë teknik në linjën kryesore të transmetimit.

Duke mos gjetur zgjidhje për situatën, qytetarët kanë hyrë sonte me dhunë në sallën e teatrit “Petro Marko” ku bashkia e qytetit ka organizuar mbrëmje gala për festat e fundvitit.

Pavarësisht prezencës së policisë, nuk është bërë i mundur ndalimi i qytetarëve për tu futur brenda në sallë për të protestuar.

Vlonjatët kanë zaptuar skenën që ishte përgatitur për koncert duke mos lejuar vijim e shfaqjes.

Ndërkohë, gjatë ditës, drejtori i Ujësjellësit të Vlorës, Ermal Murati, ka reaguar lidhur me situatën, duke sqaruar se bëhet fjalë për një dëmtim serioz dhe specifik në tubacionin kryesor me diametër 1000 mm, çka e ka bërë ndërhyrjen më të vështirë se zakonisht.

Lajme të tjera |  Aktivisti: Policia ka pasur një listë personash që duheshin arrestuar sot, fundi i Ramës do jetë i hidhur

Sipas Muratit, tubi i dëmtuar është i një tipi të veçantë, që përdoret vetëm në qytetin e Vlorës, gjë që ka ndikuar në zgjatjen e kohës së riparimit.

Ai theksoi se aktualisht po punohet intensivisht jo vetëm për rregullimin përfundimtar të defektit, por edhe për gjetjen e një rruge alternative furnizimi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us