Vota e Diasporës, KQZ refuzon 1 në 3 emigrantë: Ka probleme me adresat. Berisha: PS ka interes të shtyjë procesin, nuk pranon pasaportat biometrike të BE-së

Procesi i regjistrimit të emigrantëve, të cilët do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vitit 2025, nuk po shkon pa problematika. Kur ka kaluar vetëm një javë nga nisja e procesit të regjistrimit, bëhet me dije se ka pasur një fluks të lartë kërkesash, por pasaktësistë kanë qenë të pranishme gjithashtu.

35% e aplikimeve janë refuzuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe shkak kryesor është deklarimi gabim i adresës së vendbanimit jashtë vendit.

Juristi Franc Nuri shprehet për Top Channel se adresa që një emigrant ka vendosur tek të dhënat në data-bazën e KQZ-së, nuk korrespondon me dokumentin që e vërteton adresë

“Ideja është se adresa që ata hedhin tek të dhënat në data-bazën e KQZ, nuk korrespondon me dokumentin që e vërteton adresën dhe kjo bën të refuzohet. Apo lidhja e adresës së personit është problematike me rezidencën e tij. Në kuptim që një familjar anëtar i një familje duhet të sjellë dokumente shtesë pasi karta e rezidencës është në emër të kryefamiljarit, por që të vërtetojë se jeton aty do sjellë attach  certifikatën familjare për të vërtetuar lidhjen me atë familjar,”- shprehet Nuri.

30 mijë shqiptarë kanë aplikuar dhe duan të votojnë nga jashtë vendit, por për shkak të gabimeve, vetëm 10 mijë janë pranuar.

Por, kryedemokrati Sali Berisha ka një tjetër pretendim. Në takimin që zhvilloi me gazetarët këtë të shtunë, kryedemokrati Berisha shprehet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk po pranon as dokumentet biometrike të vendeve anëtare të BE, gjë që sjell minimizimin e votuesve shqiptarë nga jashtë. Sipas Berishës, e gjithë kjo po ndodh pasi Partia Socialiste ka interes që procesi të vonohet.

Lajme të tjera |  Rama mobilizon grupin e PS: Mavia të bëhet e kuqe flakë' Shtrëngoni dhëmbët, tërmet dhe vetëm përpara. Marrim mandatin e katërt

Fjala e Berishës:

Së pari, kërkohet shtimi i operatorëve që trajton të dhënat e të regjistruarve. KQZ është zotuar që ky shtim do të ndodhë menjëherë, por ke parasysh një gjë, që KQZ komandohet, në një mënyrë ose në një tjetër nga PS, e cila bën gjithçka për ta vonuar këtë proces. Shtimi i operatorëve në procedimin e të dhënave është një nga problemet serioze. Së dyti, ka probleme me identifikimin e kartave, por këto janë të kompanisë së kontraktuar. Auditët tanë po merren edhe me këtë çështje. Çështje themelore që mbetet këtu është kjo, pranimi i dokumenteve biometrike të vendeve të tjera. Ka një hezitim nga socialistët, sepse për arsye absurde, dokumentet biometrike të vendeve anëtare të BE, tani është koha e biometrisë, nuk mund të vihen në diskutim në mënyrë absolute nga autoritetet shqiptare. Ato kanë certifikim ndërkombëtar. Se në qoftë se ecim me këtë logjikë, se do votojnë vetëm ata që disponojnë biometri shqiptare, kështu mund të përjashtosh dy të tretat e emigracionit dhe diasporës nga votimi. Por negociatat po vazhdojnë. Dje ju e dëgjuat zotin Bylykbashi, që tha se ne jemi të gatshëm të dërgojmë amendamentin në parlament për të bërë ndryshimet e nevojshme në rast se nevojiten. Megjithëse bonsensi kërkon që asnjë lloj ndryshimi. Një dokument biometrik gjerman, amerikan, italian, francez, është i barasvlefshëm në çdo kohë me dokumentin biometrik shqiptar…Tani të jem i sinqertë, lëvizja e tyre nuk përbën ndonjë problem madhor, por vetëm se duhet të justifikohet, duhet të bindemi pse kërkohet. Disa afate na thonë se i dikton edhe posta ndërkombëtare. Ne po i shqyrtojmë këto propozime para se të vendosim.

Vota e Diasporës ka sjellë debate të shumta në vend. Në mbledhjen e zhvilluar në KQZ më 17 janar, diskutimi mbi procesin e regjistrimit për votimin e emigrantëve u shoqërua me dabate. Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë akuzuar njëra-tjetrën për abuzime. Opozita i kërkoi KQZ-së të marrë masa, me akuzën se ambasadat po përdoren për fushatë. Nga ana tjetër Partia Socialiste ka akuzuar këta të fundit se dega e PD në Angli jep ndihmë për regjistrimin në portalin e KQZ për të votuar më 11 maj.

Lajme të tjera |  Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE

Për të gjithë ata që duan të votojnë, platforma do të rrijë e hapur deri në 4 mars. Për t’u regjistruar,çdo emigrant shqiptar duhet të futet në faqen e KQZ-së dhe të klikojë në seksionin “votues nga jashtë”. Pasi të klikojë duhet që të vazhdojë me procedurat dhe kërkesat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pasi aplikimi të ketë përfunduar, brenda 5 ditëve, KQZ u kthen përgjigje duke njoftuar nëse aplikimi i tyre është pranuar, ose jo. Nëse aplikimi është i suksesshëm, KQZ do t’u dërgojë emigrantëve fletën e votimit me postë. Pas votimit, fleta e votimit do të kthehet sërish me postë në Shqipëri për t’u numëruar më 11 maj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us