Vrasja e Ilaria Sulës! Ish-i dashuri: Isha lodhur, ajo kërkonte meshkujt të tjerë për t’u lidhur

Vrasja makabër e studentes shqiptare, Ilaria Sula në banesën e ish-të dashurit të saj filipinas në rrethana të paqarta, mbetet e mbushur me mister. Në një letër drejtuar prokurorëve të Romës që po hetojnë çështjen, autori Mark Samson shpjegoi versionin e tij të vrasjes.

“Nga ora 22:15 e 25 marsit deri në mesnatë folëm për marrëdhënien tonë, për faktin se më shqetësonte dhe isha lodhur duke pritur dhe ndërkohë ajo kërkonte njerëz të tjerë për t’u lidhur. Po bëhej vonë, kështu që ajo më pyeti nëse mund të qëndronte natën në shtëpinë time. I dhashë disa pizhame që të flinte rehat. U shtrimë në shtratin tim dhe filluam të flasim për gjërat e mira që kishim përjetuar së bashku, përvojat, udhëtimet dhe nofkat që i vinim njëri-tjetrit. ‘Amore’, ‘tesoro’, ‘vita’, pastaj kaluam te fjalët shqipe ‘shpirt’, ‘zemra ime’ dhe ato filipinase ‘bebe ko’, ‘mahal’, ‘asawa’”-shkruan ai.

Lajme të tjera |  Berisha shkon në Spanjë, merr pjesë në Kongresi i Partive Popullore Evropiane

Në letër ai zbulon edhe një detaj, me trupin e mbyllur në një valixhe brenda makinës, ai ndaloi për të blerë cigare dhe një çakmak në një dyqan. 23-vjeçari më pas ndalet te ajo që ndodhi pas goditjes me thikë, mëngjesin e datës 26, dhe te përpjekja e tij për të hequr qafe trupin duke e mbyllur në një valixhe dhe duke e hedhur nga një shkëmb në zonën e Capranica Prenestina.

Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë. Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us