Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e nënës së Mark Samson, vrasësit të Ilaria Sulës. Ajo tha se për shkak të gjendjes që ishte i biri, kishte frik se mos do të lëndonte dhe të. Nors Man Lapaz, tha se gjatë asaj kohe “nuk ka fjetur apo ngrënë”, ndërsa shprehet se i biri i dukej si një demon.
“Më hapi derën, ishte skuqur në fytyrë, dridhej shumë, më tha ‘nuk kam fjetur, nuk kam ngrënë… Ai dukej si një demon, kisha frikë se mos më lëndonte dhe mua’”, ka dëshmuar Nors Man Lapaz.
Më tej ajo tregoi edhe bisedën me të birin: I thashë ‘qetësohu’ dhe ai dridhej dhe më thërriste ‘mami, mami’.
Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli.Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet