Vrau shqiptarin gjatë një grabitje, italiani lë qelinë e punësohet në biznesin e familjes së tij

11 vjet më parë ai vrau një hajdut dhe tani del nga burgu për të shkuar të punojë në punishten e familjes. Ky është rasti i Mirco Franzoni, 40-vjeçarit që në dhjetor 2013 qëlloi dhe vrau një hajdut, Eduard Ndoj, që disa orë më parë kishte hyrë në shtëpinë e vëllait të tij në Serle, në zonën e Breshias.

Sipas Giornale di Brescia, pak ditë më parë Franzoni ka marrë dritën jeshile për punë dhe në mëngjes do të dalë nga burgu i Verzianos dhe më pas do kthehet pasi të përfundojë turni.

Në vitin 2019, Gjykata e Lartë konfirmoi dënimin me 9 vjet e 4 muaj për vrasje me dashje, pavarësisht se gjykata e Breshias ka pohuar se 40-vjeçari ka qëlluar pas një sherri në rrugë, hajdutin, 26-vjeçarin shqiptar Eduard Ndoj.

Lajme të tjera |  “Mbështesim investimin e huaj në Zvërnec, është tokë private”, Berisha: Hipokritët derdhin lot krokodili!

40-vjeçari është në burg që prej 10 tetorit 2019.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us