Vr*sja për pë*rdhu* e vajzës në Greqi, familja Tarellari: Mos përhapni lajme të rreme, Pelivani ishte monstër!

Familja Tarellari ka reaguar pasi mediat greke raportuan se 19-vjeçarja ka sajuar historinë e përdhunimit dhe shantazhit në mënyrë që i ati të vriste Erjon Pelivanit, vëllanë e njerkës së saj. Familja, në një mesazh dërguar redaksisë Replika.al, pretendon se lajmet po përhapen në mënyrë të rreme për të pastruar imazhin e Erjon Pelivanit, pasi vajza, sipas tyre nuk ka gënjyer në asnjë moment. Ata nisen edhe nga fakti që Fatmir Tarellari është dënuar me 14 vite burg për vrasjen e Pelivanit, për të cilin e bija pretendonte se e kishte abuzuar dhe shantazhuar.

Madje, shtojnë se viktima ka qenë një person problematik, një monstruoz, dhe vajza është shprehur se ka pasur drama të tmerrshme dhe abuzime çnjerëzore, duke bërë që trupi gjykues të shpërthente në lot gjatë rrëfimit të saj.

Mesazhi i plotë i të afërmit:

Në media dhe rrjetet sociale po qarkullon një lajm fals. Gjyqi është zhvilluar në Larisa ditën e djeshme, dhe gjykata ka vendosur dënimin prej 14 vitesh burg për Fatmir Tarellarin. Nëse këto lajme false do të ishin të vërteta, shteti grek nuk do ta gjykonte me kaq vite, sepse sipas ligjeve greke ky veprim dënohej me dy dënime nga 24 vjet, gjë që vërteton se këto lajme janë të pavërteta. Dita e djeshme ka pasur një gjyq me orë të gjata, ku është shqyrtuar dhe vërtetuar çështja se viktima ka qenë abuzuesi i vajzës prej vitesh, dhe asnjë deklaratë e vajzës nuk është hedhur poshtë nga trupi gjykues. Ka pasur dëshmitarë dhe dëshmi që kanë vërtetuar se viktima ka qenë një person problematik, një monstruoz, dhe vajza është shprehur se ka pasur drama të tmerrshme dhe abuzime çnjerëzore, duke bërë që trupi gjykues të shpërthente në lot gjatë rrëfimit të saj. Ju lutem, ju bëj thirrje të mos shpërndani informacione të rreme, pasi ato janë të lidhura drejtpërdrejt me familjarët dhe keqinformimin e publikut.

Sot mediat greke raportuan se 19-vjeçarja ka pranuar në gjykatë se mesazhet që ia kishte treguar të atit, të cilat pretendonte se ia kishte dërguar Pelivani, i kishte sajuar.

Lajme të tjera |  Blendi Fevziu: Arrestimi i Erion Veliajt i dha një ‘shok’ të majtës, PD u rrit në nivelet më të larta

Si ndodhi vrasja?

Gjithçka nisi pasi Tarellari mori një telefonatë nga pronarja e shtëpisë ku jetonte e bija, e cila pretendonte se vajza nuk e kishte paguar qiranë. I habitur, duke qenë se ia kishte dërguar paratë, Fatmir Tarellari ballafaqoi të bijën. 19-vjeçarja i rrëfeu se paratë ia kishte dhënë Pelivanit, pasi ai e kishte abuzuar që në moshën 9-vjeçare dhe tashmë e kërcënonte me foto intime. Tarellari mori pushkën e shkoi në vendin ku punonte kunati i tij, të cilin e qëlloi për vdekje.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us