Vula e PD, Basha: Ne jemi Partia Demokratike, ana tjetër të pranojë vendimin e gjykatës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar çështjen e vulës së kësaj force politike, duke u shrpehur se Partia Demokratike zyrtare është PD e vërtetë.

Në emisionin “Kjo Javë”,Basha u shpreh se ana tjetër (Rithemelimi) duhet të pranojë vendimin e gjykatës.

“Sa i përket anës ligjore, Partia Demokratike është PD zyrtare. Shanset që ky realitet të ndryshojë në përputhje me ligjin janë zero. Edhe argumentet e GJL shkojnë për shtat me këtë. Ne po shikojmë një histeri, që tregon nervozizëm dhe përpjekje të dobët për t’ju imponuar gjykatës. Ana tjetër të pranojë vendimin e gjykatës. Publiku shfaq votën e diasporës, mbështet listat e hapura, që janë iniciativa tonat.

Vendimmarrjet e PD-së janë udhëhequr gjithmonë nga interesi publik. Beteja jonë nuk është e lehtë. Ikja e shumë njerëzve lidhet me faktin se ka persona që ndjekin interesa të tyre dhe nuk duan të ndjejnë përgjegjësi mbi supet e tyre. Ne jemi koherent si PD zyrtare. Ne nuk bëjmë diçka për karriget tona, por ne besojmë tek interesi i shqiptarëve. Dera është e hapur për këdo që reflekton”, deklaroi Basha.

Lajme të tjera |  Në shënjestër? Bashkëshortja e Roan Brahimit : Nuk jetoj në Shqipëri, s'kam lidhje me ngjarjen!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us