Në testamentin e shkruar në vitin 2022, Papa Françesku ka dhënë udhëzimet për atë që duhet bërë pas vdekjes së tij. Ai ka kërkuar të varroset në Santa Maria Maggiore, në varrin e ndodhur në anën anësore të navatës, midis Kapelës Paoline (Kapela e Salus Populi Romani) dhe Kapelës Sforza.
“Varri duhet të jetë në tokë; i thjeshtë, pa zbukurime të veçanta dhe me një mbishkrim të vetëm: Franciscus. Shpenzimet për përgatitjen e varrimit tim do të mbulohen nga shuma e dhënë nga një bamirës, të cilën kam urdhëruar të transferohet në Bazilikën Papnore të Santa Maria Maggiore dhe për të cilën kam dhënë udhëzimet e duhura Monsinjor Rolandas Makrickas, Komisioner i Jashtëzakonshëm i Kapitullit Liberian.”
Teksti përfundon: “Zoti u dhëntë shpërblimin e merituar atyre që më kanë dashur dhe që do të vazhdojnë të luten për mua. Vuajtjen që më ka shoqëruar në pjesën e fundit të jetës sime ia kam ofruar Zotit për paqen në botë dhe për vëllazërimin ndërmjet popujve.”