Zelensky i shqetësuar pas bisedës mes Scholz dhe Putinit: U hap ‘kutia e Pandorës’

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se biseda telefonike e kancelarit gjerman Olaf Scholz me Vladimir Putin kishte hapur “kutinë e Pandorës”, duke minuar përpjekjet për të izoluar liderin rus.

“Tani mund të ketë biseda të tjera, telefonata të tjera. Vetëm shumë fjalë. Dhe kjo është pikërisht ajo që Putini ka dashur për një kohë të gjatë: është jashtëzakonisht e rëndësishme për të që të dobësojë izolimin e tij”, tha Zelensky në një fjalim pasdite.

Sipas një burimi në zyrën e Volodomyr Zelensky, ai ishte informuar paraprakisht për planin e Scholz për të zhvilluar bisedën me Putinin.

I njëjti burim bën të ditur se Zelensky i tha udhëheqësit gjerman se thirrja e tij do të “ndihmonte presidentin rus duke reduktuar izolimin e tij dhe të vazhdonte luftën në Ukrainë”.

Edhe Ministria e Jashtme e Ukrainës ka reaguar lidhur me telefonatën mes kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Lajme të tjera |  Netanyahu paralajmëron Iranin: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka thënë se “veprime të forta, jo telefonata” janë të nevojshme për të shtyrë presidentin rus “drejt paqes”.

Duke reaguar ndaj telefonatës së sotme midis kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe Vladimir Putin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Heorhii Tykhyi, tha se thirrjet “nuk sjellin asnjë vlerë shtesë” në rrugën drejt paqes, por në vend të kësaj përdoren nga Putin për “të arritur interesat e tij”.

Telefonata një orëshe mes dy liderëve ishte kontakti i parë i drejtpërdrejtë që ata kanë pasur që nga viti 2022, shkruan A2 CNN.

Kremlini pretendoi se kjo ndodhi “me iniciativën e palës gjermane” dhe gjatë telefonatës, Putin tha se ishte i gatshëm të rifillonte negociatat për një marrëveshje paqeje.

Lajme të tjera |  Netanyahu paralajmëron Iranin: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Zëdhënësi Dmitry Peskov shtoi se pavarësisht “mosmarrëveshjeve të thella” midis të dy shteteve, “vetë fakti i dialogut është jashtëzakonisht pozitiv”.

Duke iu kundërpërgjigjur pretendimeve, Tykhyi tha se Putin i sheh “përpjekjet për zbutje si një shenjë dobësie”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us