ZGJEDHJET e 11 Majit/ Kandidatët në listat e mbyllura që po bëhen DEPUTETË duke ‘ndenjur në shtëpi’: Nga Iris Luarasi deri tek Mesila Doda!

Me 11 maj shqiptarët mund të votojnë për kandidatët në lista të hapura, çka do të thotë se kandidatët duhet të sigurojnë mbështetje direkte nga qytetarët për të marrë një vend në parlament.

Këto kandidatë po takojnë qytetarë e po mundohen të fitojnë vota… ndërsa të tjerë duket se po e shijojnë pranverën në paqe të plotë, duke qenë se vendin ua kanë siguruar kryetarët.

Në një veshtrim në rrjetet sociale shihet se kandidatët në listat e sigurta nuk kanë asnjë takim në terren në javën e fundit.

Nga opozita:

• Edi Paloka – 0 takime

• Jozefina Topalli – 0 takime

• Fatmir Mediu – 0 takime

Lajme të tjera |  Sali Berisha ndez qirinj në Kishën e Kavajës dhe tregon dy dëshirat (VIDEO)

• Erisa Xhixho – 0 takime

• Mesila Doda – 0 takime

Nga PS:

• Adea Pirdeni – 0 takime

• Igli Hasani – 0 takime

• Iris Luarasi – 0 takime

• Ilva Gjuzi – 0 takime

Këta emra me sa duket ose nuk e kanë marrë vesh ende që fushata ka nisur, ose besojnë aq shumë te marka e partisë sa nuk ndihen të detyruar të lodhen me takime, shkruan vna.

Apo ndoshta strategjia është e thjeshtë: të presin që qytetarët t’i votojnë për nostalgji, zakon, ose ngaqë s’kanë dëgjuar për kandidatët e tjerë?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us