Zgjedhjet e 11 majit/ Revoltohet Dash Sula: Topalli, Noka dhe Vokshi ia kanë futur gjumit! Ja kush po e bën fushatën në PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ishte i ftuar në “Breaking” në Top News, ku komentoi fushatën zgjedhore për 11 majin.

Ai u shpreh se fushatën në PD po e bëjnë deputetët Jorida Tabaku, Ilir Alihmehmeti, Dhurata Çupi dhe Belind Këlliçi, ndërsa theksoi se “Flamur Noka, Jozefina Topalli dhe Albana Vokshi ia kanë futur gjumin, pasi i kanë siguruar mandatet”.

Kujtojmë se edhe pse Sula doli i pari nga Primet, Berisha e la jashtë listës  për 11 majin.

“Të mos mbaj pushtet për Flamur Nokën, Albana Vokshin, për tjetrin e tjetrin që i urrejnë demokratët, jo qytetarët shqiptarë. Shiko kush e bën fushatën.

E bën Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Ilir Alimehmeti, e bën Belind Këlliçi, Muçollari, ku I ke të tjerët? Ku e ke Jozefina Topallin? Ku e ke Flamur Nokën? Ku e ke Albana Vokshin ti? Ku e ke Ed Palokën? Mi shiko në terren. Zero, ia kanë future gjumit. E kanë siguruar mandatin.

Lajme të tjera |  'U importua nga Holanda'/ Alarmi i RASFF: Në Shqipëri është shitur sheqer me "dioksid squfuri"!

Unë Berishës dhe PD-së do i hiqja kapelën dhe do i thoja ‘bravo të qoftë’ nëse do të merrte 65 deputetë si PD, por jo si opozitë.”, u shpreh ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us