ZHGËNJYESE/ Armando Broja humbet ndeshjen e radhës me Everton

Armando Broja po kalon një moment pozitiv te Everton. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u rikthye nga dëmtimi, teksa dhuroi performanca mjaft të mira kundër Ëolves dhe Arsenal.

Megjithatë pavarësisht formës së mirë, Broja do të humbasë ndeshjen e radhës së Premier League. Më 22 dhjetor, skuadra e tij do të përballet me Chelsea, klubi i cili zotëron karton e shqiptarit.

Në këto kushte, sipas rregullave të Premier League ndalohet aktivizimi i lojtarëve të huazuar përballë skuadrave nga ku janë huazuar. Kështu, Armando Broja do të mungojë ndaj “Bluve të Londrës”.

Lajme të tjera |  “Stërvitja shkon shumë mirë”, Arbenit Xhemajli “sms” islandezëve: Mendojmë vetëm për fitoren

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us