Zv/drejtori ende në burg në Serbi, Kurti akuzon Vuçiç: Kryemafiozi u bë trim pa sanksione

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sipas informacioneve të fundit, 4 zyrtarë policorë të Kosovës, që po mbaheshin në Rashkë të Serbisë, janë liruar dhe i ndaluar vazhdon të mbetet vetëm zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç. Në një konferencë për shtyp, bashkë ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, pas mbledhjes së qeverisë, Kurti akuzoi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, se urdhëroi marrjen peng të rreth 1500 shtetasve të Kosovës, si hakmarrje për avancimin e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Arrestimet që i bën Serbia, qoftë qytetarët e zakonshëm që e përdorin si vend transit për në vendet e BE-së, qofshin zyrtarë shtetërorë, këto nuk do të vinin nëse do të kishte sanksione. Mungesa e sanksioneve e ka trimëruar Serbinë dhe uroj që ky trimërim i agresivitetit që vjen si pasojë e një nervoze të padurueshme të brendshme të saj që rezulton nga sukseset e shtetit tonë, të paraqet një etapë të re në të cilin do të kuptohet që Kosova është shtet demokratik, respekton të drejtat e qytetarëve, ndërsa Serbia është praktikisht shtet mafioz”, tha Kurti.

Lajme të tjera |  “E di që s’do që mileti ta marrë vesh dashurinë tonë, por më foli zemra”, Rama thumbon Bashën: Ke frikë t’i përmendësh emrin bufit

Ndërkohë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier, i cili u shpreh shumë i shqetësuar lidhur me këtë fakt. Hovenier i bëri thirrje Serbisë që zv.drejtori të lirohet sa më shpejt.

Deri tani janë liruar nëntë zyrtarë por në paraburgim ka mbetur numri dy i organeve të rendit, Dejan Jankoviç. Një ditë më parë udhëtarë dhe autobusë nga Kosova u bllokuan në kufijtë e Serbisë me Hungarinë dhe Kroacinë. Autoritetet e Kosovës thanë se ndalimi i tyre u bë në shenjë hakmarrjeje nga Serbia për shkak të votës pro mbështetjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Serbia mohoi se ka ndaluar autobusët me udhëtarë nga Kosova, duke i cilësuar akuzat e Kosovës si “të pabaza”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us