ZYRTARE/ Dikur shkëlqente me Partizanin në Superiore, ish-sulmuesi i kuq firmos në kryeqytet me “bardheblutë”

Theophilus Solomon është futbollisti më i ri i Prishtinës së Re. Sulmuesi 30-vjeçar vendosi që të largohej nga Liria e Prizrenit, për të nisur një aventurë të re me “bardheblutë” e kryeqytetit.

Me klubin e ri, Solomon ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Ndërkohë që emri i nigerianit është i njohur edhe në Shqipëri, për shkak se ka luajtur me Partizanin.

Me “Demat”, Solomon është aktivizuar nga korriku i vitit 2019 deri në janar të 2021-shit. Pikërisht me të kuqtë, sulmuesi nigerian ka fituar Superkupën e Shqipërisë në sezonin 2019/2020.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Rikthim pas 14 vitesh, Kroacia prezanton trajnerin e ri pas largimit të Zlatko Dalic

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us