Ballkani ka nisur revolucionin dhe për të kryer diçka të tillë në mënyrë të mirë, ka mbyllur bashkëpunimin me disa lojtarë.
Sot, klubi nga Theranda ka njoftuar largimin e Arjon Bllacës, Bernard Karricës dhe Uheid Hoxhës. Kujtojmë se ky i fundi ka një të shkuar në Superioren e Shqipërisë.
Hoxha ka mbajtur veshur më parë fanellën e Vllaznisë, Besës së Kavajës dhe Teutës. Ndërkohë që në Kosovë, është aktivizuar me skuadra si Phoenix dhe së fundmi Ballkanin.
Njoftimi i klubit të Ballkanit:
Tifozë të dashur,
Duke falenderuar secilin futbollist veç e veç, të cilët kanë kontribuar për fanellën e FC Ballkanit, ju njoftojmë se kemi ndërprerë bashkëpunimin me këta lojtarë:
Bernard Karrica, Arjol Bllaca dhe Uheid Hoxha.
Klubi i dëshiron suksese çdo njërit prej tyre në vazhdimësi të karrierës, duke vlerësuar gjithçka kanë dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e jona.
Ju priftë e mbara djema!