Partizani ka njoftuar para pak minutash që ka mbyllur bashkëpunimin me 3 sulmues. Niko Vujnovic, Rodrigo Piloto dhe Dzmitri Padstrelau nuk janë më pjesë e “Demave”.
Nikola Vujnovic u bashkua me “Demat” në janar të këtij viti, por nuk bindi, duke marrë pjesë vetëm në 7 ndeshje me të kuqtë. Po në janar u afrua dhe Padstrelau, i cili pati më shumë mundësi, por as ky nuk e fitoi besimin e drejtuesve dhe të trajnerit Skënder Gega. I fundit është Rodrigo Piloto, i cili erdhi për të “shënuar gola”, por u largua si një “fantazmë”.
Postimi i Partizanit:
FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Dzmitri Padstrelau, Nikola Vujnović dhe Rodrigo Piloto. Të tre lojtarët kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratat me klubin.
FK Partizani falënderon Dzmitri Padstrelaun, Nikola Vujnović dhe Rodrigo Piloton për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tyre sportive.