ZYRTARE/ Larg Shkodrës për Kupat e Evropës, Vllaznia do të luajë në stadiumin e klubit të Superiores

Vllaznia nuk do t’i luajë ndeshjet e Kupave të Evropës në stadiumin e saj “Loro Boriçi”. Në këto kushte, shkodranëve u duhet të “shtegtojnë”, por nuk do të jetë “Niko Dovana”, stadiumi pritës.

Është vetë klubi i Vllaznisë, i cili ka zyrtarizuar stadiumin ku do të përballet me Daugavpils. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, më 10 korrik, duke nisur nga ora 20:00.

Kujtojmë që kjo sfidë është e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Conference League.

Lajme të tjera |  Eliminimi nga Champions mund të sjellë derbi shqiptarësh në Conference League, Egnatia, Drita dhe Shkëndija njihen me rivalët e mundshëm

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us