Tashmë ka marrë fund “telenovela” Virgil Van Dijk në Liverpool. Qendrërbrojtësi holandez ka vendosur që të qëndrojë në kampin e “The Reds” edhe për disa vite të tjera.
33-vjeçari sapo ka rinovuar kontratën e tij të re me Liverpool që do të jetë e vlefshme deri në fund të qershorit të vitit 2027. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.
Kontrata e Van Dijk ishte drejt skadencës në fund të sezonit, por holandezi vendosi të qëndrojë dhe të mbajë shiritin e kapitenit. Paga e Van Dijk do të qëndrojë e njëjtë me atë që kishte në kontratën paraardhëse.