ZYRTARE/ Sezoni i ardhshëm do të jetë i 10-ti në klub, spanjollët konfirmojnë trajnerin në stol

Në prag të sfidës së nesërme ndaj Barcelonës në kampionat, Athletic Bilbao ka dhënë një njoftim të rëndësishëm. Trajneri i klubit Ernesto Valverde ka rinvouar kontratën me ekipin.

Tekniku 61-vjeçar do të drejtojë edhe sezonin e ardhshëm skuadrën baske, ku do të futet në drejtimin e tyre për të 10-in vit. Aktualisht Athletic Bilbao gjendet në vendine katërt të renditjes së LaLiga.

Një javë përpara fundit, skuadra baske ka konfirmuar pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm. Athletic Bilbao do të rikthehet në kompeticionin më madhor për klube pas 11 vitesh.

Lajme të tjera |  Kombëtarja mbyll përgatitjet për Izraelin, trajneri Maran “tradhtohet” nga sulmuesi kyç

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us