ZYRTARE/ Shkumbini nuk pret për hapjen e merkatos, peqinasit prezantojnë sulmuesin që ka luajtur në Superiore

Shkumbini nuk ka kohë për të humbur dhe ka arritur të bëjë afrimet e para në ekip. Me t’u mbyllur pjesa e parë e kampionati, peqinasit kanë nisur nga puna për përforcimin e ekipit.

Kështu ditën e sotme kanë prezantuar ish-sulmuesin e Superiores. Bëhet fjalë për Ysuf Nayara, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Kukësit në Superiore, ku ka luajtur 7 ndeshje.

Gjithashtu vlen të theskohet se për të është një rikthim në Shkumbin, pasi me peqinasit ka luajtur edhe në të kaluarën në 10 ndeshje, ku shënoi 9 gola. Tashmë Nayara do të ketë mundësinë të rikthejë Shkumbinin te rezultatet  pozitive në Kategorinë e Dytë.

ZYRTARE/ Shkumbini nuk pret për hapjen e merkatos, peqinasit

Lajme të tjera |  VIDEO/ Shumë “luftë”, por vetëm 1 gol! Maran e nis me humbje te Shqipëria! Izraeli fiton në Tiranë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us