ZYRTARE/ Të paktën deri 42 vjeç, Cristiano Ronaldo rinovon kontratën me Al Nassr

Cristiano Ronaldo nuk di të ndalet, ylli i kombëtares portugeze do të vazhdojë të luajë futboll të paktën deri në moshën 42 vjeç. Sulmuesi ka rinovuar kontratën me Al Nassr deri në vitin 2027.

Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi saudit përmes një postimi në rrjetet sociale ku njoftohet zgjatja e bashkëpunimit me CR7. Rinovimi i kontratës për 2 vite, konfirmon kështu prezencën e Cristiano Ronaldos edhe në Kupën e Botës.

Botërori i vitit 2026 i cili zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, mund të ketë sërish prezenc 40-vjeçarin portugez. Gjithashtu, Ronaldo ka aktualisht 938 gola të shënuar gjatë gjithë karrierës së tij dhe kërkon të kapë shifrën e 1000.

Lajme të tjera |  Zyrtari i Leverkusen “shtang” Igli Taren: Nuk ka negociata për Granit Xhakën!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us