Gentian Selmani dhe Florian Përgjoni janë dy futbollsitët e ri të Teutës. Pasi mbyllën aventurën e tyre në kryeqytet me Tiranën, dy lojtarët veshin fanellën e “Djemve të Detit”.
Teuta nis “zjarr” merkaton, duke prezantuar dy futbollistë me eksperiencë në futbollin shqiptar. Kështu, klubi durrsak “blindon” si fillim portën dhe krahun e majtë të mbrojtjes.
Vlen të përmendet se edhe Rustem Hoxha është shumë pranë kalimit tek Teuta. Për Hoxhën do të jetë një rikthim, teksa kalimi i tij nga Dinamo te durrsakët është i kryer dhe mungon vetëm zyrtarizimi.