ZYRTARE/ Tjetër “firo” nga Teuta, largohet sulmuesi që shënoi vetëm 1 gol

Oliver Jurgens nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Teutës. Sulmuesi 23-vjeçar dhe klubi nga Durrësi kanë vendosur që t’i japin fund bashkëpunimit mes tyre, duke mos rinovuar kontratën.

Pikërisht kontrata e Jurgens përfundon këtë qershor dhe Teuta s’e ka në planet e sezonit të ardhshëm. Kujtojmë që estonezi u bashkua me “Djemtë e Detit” nëntorin e shkuar, ndërsa në 19 ndeshje ka shënuar vetëm 1 gol e asistuar në 2 të tjerë.

NJOFTIMI:

KF Teuta njofton zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me sulmuesin Oliver Jurgens. Klubi e falënderon lojtarin për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tij me fanellën blu, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive.

Lajme të tjera |  Kampioni i Egnatias përgatit rikthimin e BUJSHËM në Superiore?! Vllaznisë i bëhet pengesë Orges Shehi, futet në lojë edhe klubi kuqezi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us